Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksidenti tragjik në Shqipëri, autobusi ishte me shpejtësi 90 km/orë – asnjë shenjë frenim

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 17:17
Aksidenti tragjik në Shqipëri, autobusi ishte me shpejtësi 90 km/orë – asnjë shenjë frenim

Drejtuesi i autobusit ka shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë udhëtimit vetëm pak minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë.

Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor, duke ngritur dyshime se shoferi ka humbur ndjenjat duke pësuar kolaps shëndetësor dhe autobusi i ka dalë nga kontrolli, duke u përplasur fillimisht me bordurën dhe më pas me barrierat e hekurit të autostradës.

Grupi hetimor nuk ka konstatuar asnjë shenjë frenimi ndërsa autobusi jashtë kontrollit ka dalë te korsia e emergjencës.

Kjo forcon dyshimin se gjendja e rënduar shëndetësore nuk i ka dhënë mundësi shoferit as të frenojë dhe as të ulë shpejtësinë, pasi përplasja ka qenë e fortë me barrierën e hekurit për shkak të shpejtësisë.

Sipas ekspertizës së kryer nga policia rrugore dyshohet se autobusi ka qenë me shpejtësi 90 km/orë, aq sa është limiti i lëvizjes në autostradë.

Policia ka parë edhe kamera të sigurisë pranë vendit të aksidentit, ku duket që shoferi nuk frenon për të ndaluar dhe në një moment në një pamje jo shumë të qartë duket që koka i ka rënë mbi timon, momenti kur ka humbur ndjenjat.

Autobusi rezulton të mos ketë pasur asnjë defekt, madje 1 muaj më parë kishte kryer edhe kontrollin teknik.

Po ashtu, edhe drejtuesi i autobusit 36-vjeçari Redion Hasimi rezulton një shofer i rregullt më parë dhe nuk kishte kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./A2Cnn

Policia

Të ngjashme

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

13:27
“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

12:57
Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

12:39
Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

11:46

Më shumë nga Lajme

  • 12:27Për 15 minuta kapen hajnat që vodhën një fabrikë në Dragash
  • 12:00Pas 27 vitesh, Shpresa Ahmeti nga Rezalla, falënderon mjekun e luftës Xhemajl Selimi që i shpëtoi jetën
  • 11:58Shoqata e Qumështit thirrje Ministrisë: Publikoni provat jo vetëm prezantimet, kundërshtojmë dënimin publik pa prova
  • 11:34Raportohet se Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale
  • 11:32Haradinaj: Rezultati zgjedhor kërkon bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës