8-vjeçari Arenso Sadushi, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, ka pësuar dëmtime tepër të rënda dhe, sipas familjarëve, mjekët janë detyruar t’i amputojnë njërën këmbë për t’i shpëtuar jetën, shkruan A2 CNN .

Për të mbështetur trajtimin e Arensos është hapur edhe një fushatë ku familjarët shpjegojnë se fondet do të përdoren për shpenzimet mjekësore, rehabilitimin, protezën dhe çdo trajtim që do t’i nevojitet vogëlushit në muajt në vijim.