Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Banjë të Pejës.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku bëri të ditur se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Për shkak të aksidentit, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.