Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, ndërsa si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit