Kryetari i AAK-së, ka reaguar në lidhje me dy aksidentet e rënda rrugore që kanë ndodhur dje në Turqi, dhe kanë marrë jetën e 16 personave ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ai iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre në këto tragjedi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Jemi pranë popullit turk në këto momente të vështira”, ka shkruar Haradinaj
