Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Obiliq, më saktë rrugës për në Mazgit.

Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se ka humbur jetën një person.

Gazeta Demos ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje zyrtare.