Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Siç tha tutje ai, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor