Një aksident i trafikut ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Pejës.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:10, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të Shkollës për të Verbër. Një veturë ka goditur një motor, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal, ku po marrin trajtim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhen hetuesit e aksidenteve.”