Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e goditjes, këmbësori, një mashkull rreth 53 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Trafikut Rrugor, të cilat bashkë me institucionet e tjera relevante po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.