Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh tek Kroi i Mbretit, shkruan GazetaDemos.
Në bazë të pamjeve shihet një veturë e cila ka goditur një shtyllë elektrike, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.
