Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Shkodër, në lagjen “Liria”.
Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili është përplasur nga një kamion teksa lëvizte në këmbë anës rrugës, shkruan Euronews.al .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., e ka goditur për vdekje të moshuarin.
