Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.
Aksidenti është raportuar më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, ndërsa si pasojë e përplasjes së paku një person ka pësuar lëndime trupore.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, ekipet e Emergjencës Mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
