Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.
Pas aksidentit, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Klankosova.tv se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile.
