Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AKB thirrje Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë: Po falimentojnë bizneset vendore

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 19:36
AKB thirrje Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë: Po falimentojnë bizneset vendore

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë për mbylljen e biznesit “VISARI SHPK – VVD”, duke e cilësuar atë si veprim arbitrar, të paligjshëm dhe me pasoja të rënda për ekonominë vendore.

Në reagimin e AKB-së thuhet se më 1 shtator, pa vendim gjykate dhe në kundërshtim me parimet ligjore, është mbyllur kompania me traditë 20-vjeçare, e cila ka qenë kontribuese e rregullt në pagesën e qirasë dhe tatimeve në Administratën Tatimore të Kosovës.

Nga ky vendim, sipas AKB-së, 25 punëtorë kanë mbetur pa punë dhe kompanisë i janë uzurpuar mbi 200 mijë euro, duke e pamundësuar veprimtarinë normale. Po ashtu, rrezikohet falimentimi i markës tregtare “Life Style”, e njohur në tregun kosovar, përcjell Periskopi.“AKB e konsideron këtë akt si shkelje flagrante të ligjit, të drejtave të pronësisë dhe të lirisë së biznesit, duke dëshmuar një arrogancë institucionale të papranueshme dhe dëm të drejtpërdrejtë për ekonominë e vendit”, thuhet në reagim.

AKB kërkon që të hiqet menjëherë dryni dhe të rikthehet biznesi në lokalet ku ka ushtruar aktivitetin prej dy dekadash, ndërsa institucionet qendrore të reagojnë ndaj këtij precedenti, ku bizneset mbyllen pa vendim gjyqësor dhe pa respektim të kontratave.“AKB do të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur bizneset tona nga padrejtësitë e tilla, duke mos lejuar që vendimet arbitrare të shkatërrojnë mundin dhe punën e qytetarëve tanë”, përfundon reagimi.

akbprishtin

Më shumë nga Lajme

  • 10:09Ramadani: VV e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 09:35Kjo është letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
  • 09:16Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 09:04Ky është çmimi i naftës për sot