Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ahmeti: Kurti e kontrollon politikën përmes narrativës

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 09:06
Ahmeti: Kurti e kontrollon politikën përmes narrativës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një analizë të thellë mbi gjendjen politike në nivel qendror, duke thënë se “fituesi i vërtetë” në politikë nuk është gjithmonë ai që mban pushtetin, por ai që arrin ta imponojë narrativën publike.

Sipas tij, në Kosovë këtë e ka arritur kryeministri Albin Kurti, i cili, edhe kur është në krizë politike, arrin të diktojë mënyrën si flitet e si sillet opozita.

“Fitues absolut është Albin Kurti. Ai ka arritur me imponu narrativën e vet. Çdo temë e rëndësishme po zhvillohet brenda agjendës së tij politike”, tha Ahmeti në Telegrafi.

Në përmbyllje, Ahmeti theksoi se debati politik në Kosovë është reduktuar në luftë narrativesh, ku perceptimi publik ka më shumë peshë se politika reale.

“Kjo është arsyeja pse Vetëvendosja mbetet dominuese në komunikim – e ka shndërruar politikën në kontroll të diskursit publik. Fituesi nuk është ai që qeveris më mirë, por ai që i bën të tjerët të flasin me gjuhën e tij”, përfundoi Ahmeti.

Më shumë nga Lajme

  • 18:35Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së!
  • 18:21Dy orë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, protesta në Cyrih përfundoi pa incidente
  • 18:19Nafta në Kosovë rreth 1.95 euro, Berjani: Tregu ndërkombëtar po lëviz fuqishëm
  • 18:14Daut Haradinaj: Sot nuk ka rrugë të mesme, ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë
  • 18:09Kujtim Gërvalla i reagon Mergim Lushtakut: Familja Gërvalla ishte dhe mbetet në përkrahje të UÇK-së