Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agron Kuçi falenderon përzemërsisht mbështetësit e tij: Nuk ka forcë që ndal të vërtetën dhe nuk ka kërcënim që shuan dashurinë time për Junikun

GD
Gazeta Demos11 tetor 2025 në 18:41
Agron Kuçi falenderon përzemërsisht mbështetësit e tij: Nuk ka forcë që ndal të vërtetën dhe nuk ka kërcënim që shuan dashurinë time për Junikun

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ruzhdi Shehu përmes një postimi në Facebook ka falanderuar përzemërsisht të gjithë mbështetësit e tij për besimin dhe vendosmërinë për ta çuar Junikun drejt ndryshimit , shkruan GazetaDemos.

Kuçi u shpreh falenderues edhe ndaj diasporës junikase.

“Kjo fushatë ka treguar qartë se kush flet me argumente dhe kush shpif nga paniku i humbjes. Sot kur dihet se fitorja është e jona, po shihen përpjekjet e fundit të atyre që duan ta turbullojnë qetësinë e Junikut, por kjo është fushata e popullit, e guximit dhe e shpresës”, ka shkruar ai.

“Ne nuk kemi pasur pasuri për të blerë njerëz, por kemi pasur zemër për t’i fituar, nuk kemi pasur pushtet për të frikësuar, por kemi pasur besim për të frymëzuar. Edhe pse pse gjatë gjithë fushatës jam përballur me përpjekje të ulëta për të më frikësuar mua dhe familjen time, me presione, kërcënime e madje edhe me jetë, të porositura por i kam injoruar, sepse e dij që frika është arma e humbësve. Nuk ka forcë që ndal të vërtetën dhe nuk ka kërcënim që shuan dashurinë time për Junikun. Por sot kur ata e kanë kuptuar që nuk kanë më shans, do të provojnë t’ju provokojnë juve, për ta prishur qetësinë e procesit”, shtoi Kuçi.

Postimi i plotë:

Faleminderit Junik, fitorja është e juaja!

Bashkqytetarë të dashtun !

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, kohën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë kësaj fushate. Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo takim kam parë besimin dhe vendosmërinë tuaj për ta çuar Junikun drejt ndryshimit.

Ju keni dëshmuar se Juniku është qytet me kulturë, me dinjitet dhe me njerëz të urtë, që nuk shiten, nuk frikësohen dhe nuk i përkulen askujt!

Falënderim të veçantë dua t’ia drejtoj diasporës junikase, juve që edhe larg atdheut e keni mbajtur lidhjen me vendlindjen më të fortë se kurrë.

Me mesazhet, telefonatat, përkrahjen dhe besimin tuaj, keni qenë frymëzim për çdo hap të kësaj fushate. Ju jeni zëri i Junikut në botë, dhe krenaria jonë e përbashkët, fitorja e 12 tetorit është edhe fitorja juaj, sepse dashuria për vendlindjen nuk matet me kilometra, por me zemër.

Kjo fushatë ka treguar qartë se kush flet me argumente dhe kush shpif nga paniku i humbjes. Sot kur dihet se fitorja është e jona, po shihen përpjekjet e fundit të atyre që duan ta turbullojnë qetësinë e Junikut, por kjo është fushata e popullit, e guximit dhe e shpresës.

Ne nuk kemi pasur pasuri për të blerë njerëz, por kemi pasur zemër për t’i fituar, nuk kemi pasur pushtet për të frikësuar, por kemi pasur besim për të frymëzuar.

Edhepse pse gjatë gjithë fushatës jam përballur me përpjekje të ulëta për të më frikësuar mua dhe familjen time, me presione, kërcënime e madje edhe me jetë, të porositura por i kam injoruar, sepse e dij që frika është arma e humbësve.

Nuk ka forcë që ndal të vërtetën dhe nuk ka kërcënim që shuan dashurinë time për Junikun.

Por sot kur ata e kanë kuptuar që nuk kanë më shans, do të provojnë t’ju provokojnë juve, për ta prishur qetësinë e procesit.

Mos bini në grackën e tyre, mos lejoni që mundi juaj dhe dita e fitores të njollosen nga veprimet e ulëta të atyre që po e ndiejnë fundin e pushtetit të tyre.

Juniku nuk meriton tensione, nuk meriton përçarje, Juniku meriton një proces të ndershëm, të qetë dhe demokratik, siç i ka hije një vendi me kulturë e qytetari.

Të dielën, ju ftoj të dalim të gjithë në votim.

Të mos lejojmë asnjë votë të humbet – as për arsye teknike e as nga pakujdesia. Çdo votë është një zë për dinjitetin e Junikut, për zhvillim, për punë të ndershme dhe për fundin e arrogancës politike që e ka lodhur këtë komunë.

Mos harroni fitorja është e jona, por përgjegjësia është e secilit prej nesh!

Le ta ruajmë qetësinë, le ta mbrojmë fitoren dhe le ta çojmë Junikun drejt një fillimi të ri me punë, me ndershmëri, me dinjitet dhe dashuri për të gjithë bashkëqytetarët.

Faleminderit për besimin, qëndrimin dhe guximin tuaj!

Të dielën, të gjithë në votim, për Junikun që e duam!

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave