Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi hetim nga organet e drejtësisë dhe sigurisë pas publikimit të Exit-polleve nga tri televizione për zgjedhjet lokale.
AGK-ja, përmes një postimi në Facebook, theksoi se mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, duke mos publikuar asnjë Exit Poll para orës 19:00, kur u mbyllën qendrat e votimit.
Sipas tyre, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e mediave në procesin zgjedhor, raporton Klankosova.tv.
