Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AGK-ja “e shokuar” me sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: E papranueshme

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 16:53
AGK-ja “e shokuar” me sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: E papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili sipas organizatës ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit.

Në reagimin e saj, AGK thekson se është e tronditur nga incidenti.

“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”, thuhet në njoftim.

Organizata e gazetarëve e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe kërkon ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

“Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve”, vijon reagimi.

AGK rikujton se kjo nuk është hera e parë që Kurteshi ka pasur përplasje me gazetarët. “Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, përfundon reagimi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale