Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AGK dhe organizatat e shoqërisë civile kritikojnë VV-në për zgjedhjen e bordit të RTK e KPM: Proces i komprometuar, u pa transparencë

GD
Gazeta Demos24 prill 2026 në 22:26
AGK dhe organizatat e shoqërisë civile kritikojnë VV-në për zgjedhjen e bordit të RTK e KPM: Proces i komprometuar, u pa transparencë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Flutura Kusari kanë reaguar pas zgjedhjes nga Kuvendi i Kosovës të bordeve të Radiotelevizionit të Koosvës dhe Komisioni të Pavarur të Mediave, duke e cilësuar procesin si të kompromteuar dhe pa transparencë.

“Ne, të poshtëshënuarit, shprehim zhgënjimin tonë me vendimin e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media në një proces të dokumentuar haptazi si të komprometuar.”, thuhet në reagim.

Sipas këtyre prganizatave kandidatët e dy trupave drejtues të këtyre institucioneve janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.

“Proceset kanë dështuar për arsyet në vijim: insistimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ky proces të përmbyllej brenda një afati të shkurtër dhe koha e pamjaftueshme në dispozicion, organizimi i çrregullt si pasojë e presionit kohor, cenimi i trajtimit të barabartë të kandidatëve, metodologjia e paqartë dhe jo transparente, sidomos me vendimin që poentimi i kandidatëve të mos bëhet pas secilës intervistë, si dhe favorizimi politik i disa kandidatëve. Në veçanti, është shqetësuese që në KPM është përzgjedhur Besnik Berisha, i cili gjatë mandatit të tij në këtë institucion, në përpjekje për t’u avancuar sa ishte anëtar në KPM, kishte shkelur ligjin për t’u bërë kryetar i bordit, dhe Luljeta Aliu Krasniqi, e cila ka lavdëruar dhe mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe njihet si mbështetëse e pushtetit.”, thuhet tutje në reagim.

Tutje në reagim thuhet se anëtarët e të dy bordeve do të veprojnë nën hijen e mandateve të marra në procese të komprometuara.

“Ne do të monitorojmë me vëmendje të shtuar punën e të dy bordeve dhe do të informojmë publikun për veprimet e tyre.”, thuhet tutje.

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja
  • 19:39Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’
  • 19:38OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës
  • 19:20Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales
  • 19:14Ishte brenda sallës në Hagë, Hoxha jep detaje nga momenti i shqiptimit të dënimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik