Agim Aliu nga PDK, i cili njëherit udhëheq me komunën e Ferizajt tha se nuk është e nevojshme të shtyhet për postin e kryetarit të PDK-së, duke thënë se veç Bedri Hamzës nuk ka pasë të tjerë që kanë kandiduar.
“Diçka që po mbahet nuk po besoj që ka pasë nevojë me u shty, me qenë se e kemi veç një kandidat, besoj që ai do të zgjidhet, mendoj që është zgjedhja e duhur. Zyrtarisht nuk ka, me sa jam unë i njoftuar nuk ka aplikuar dikush përveç Bedri Hamzës”, tha ai pak para se të fillojë edhe Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri meqenëse Memli Krasniqi më 12 nëntor në një konferencë për media kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
E një interesim për kandidat për kryetar të kësaj partie pati edhe Enver Hoxhaj, por zyrtarisht ende nuk dihet asgjë
