Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i ka dhënë mbështetje publike kandidatit për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, përmes një fotografie të publikuar së bashku në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Aliu e ka vlerësuar lart Enver Hoxhajn, ish-ministër i jashtëm dhe ish-ministër i arsimit, duke e cilësuar si një personalitet me kontribute të rëndësishme në jetën publike dhe vendimmarrjen në Kosovë.
