Kryetari aktual, i cili garon edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mëngjesin e sotëm e ka nisur me rininë e kësaj komune.

Aliu i ka përgëzuar të njëjtit për punën e palodhshme të tyre, me të cilën po e ndërtojnë “Ferizajin e Gjeneratës Tjetër”.

“Mëngjes plot energji me të rinjtë e palodhshëm, mbi supet e të cilëve, me zërin e shijen e tyre, ëndrrën që secili prej tyre ka, po ndërtojmë Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”, ka shkruar Aliu.