Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Afër 1 milion euro për pastrim – Prishtina ende me mbeturina plot

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 20:42
Afër 1 milion euro për pastrim – Prishtina ende me mbeturina plot

Pak pa u bërë një muaj qëkur Komuna e Prishtinës nënshkroi kontrata me pesë operatorë ekonomikë për grumbullimin e mbeturinave, gjendja vazhdon të jetë akoma më e rënduar në disa pjesë të qytetit.Ka javë të tëra qëkur banorët e “Kodrës së Trimave” janë në pritje që kontejnerët e tyre të zbrazen.

Kontejnerët e secilës shtëpi janë të pozicionuar para dyerve të tyre, në pritje të operatorëve për t’i larguar e rëndimi i situatës po i shqetëson banorët.“Qe një muj ditë, të premten bëhen një muaj që nuk kanë dalë mi marrë mbeturinat. S’po dimë çka me bo. Beso kanijer pi marrim po i gjujmë në kanta në qendër. Era katasrofë, elhamdilulah ka marrë ftoftë se me pas marrë nxehtë ish bo naj epidemi. Faturat po i pagujmë po kujna me ia pague?”, ka thënë Ismet Bllaca, banor i “Kodrës së Trimave”.

Situatë e njëjtë mbetet edhe në rrugën “Bedri Gjini”, afër Xhamisë së Llapit.“Po bëhet gati muaji që nuk i kanë marrë, nuk po i intereson kujt për këto mbeturina. Mundet me marrë njeriu sëmundje. Te “Bedri Gjini” edhe po sëmuhen fëmija. Edhe era, edhe s’po kem ku me i lanë. Kompania “Pastrimi” kur ka qenë u kanë pak ma mirë. Kërkesa jem është që pasi që ne e pagujmë këtë bërllog, me u interesue, mos të bëhet naj epidemi”, ka thënë Abedin Shabani, banor i rrugës “Bedri Gjini”.

Kritika për gjendjen kanë edhe nga Vetëvendosje, dega në Prishtinë.“Përparimi nuk e ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe pastrimin e qytetit por me iu jep dhanë sa ma shumë pare dostave të kompanive që ka kontraktuar. Psh në lagjet Sofalia, Velania kërkush nuk del t’i pastrojë rrugët anësore dhe të gjithë i bien mbeturinat këtu ose i lënë para shpisë për t’i shpërndarë qentë endacakë. Përparimi ka shkel çdo rregull, çdo parim. Ne e kemi bërë ankesën tonë në Prokurori, s’kemi ç’ka bëjmë më shumë. Taksat tona po keqpërdoren nga Përparim Rama”, ka thënë Enver Redenica, asamblist i VV-së.

Ndëkohë sipas organizatës “INPO”, Komuna ka në dispozicion masat ndëshkuese që mund t’i përdorë. Në një përgjigje për Dukagjinin, Arbër Kabashi tha se ndëshkimi ndaj operatorit ekonomik parashihet edhe me rregullore në rast se nuk kryhen shërbimet.“Neni 71 i Rregullores parasheh qartë masat ndëshkimore që mund të ndërmerren ndaj Operatorit Ekonomik në rast të mosrealizimit të shërbimeve sipas kontratës. Ndërkaq, në rast të mosrespektimit të kushteve dhe obligimeve kontraktuale, menaxheri i kontratës është i obliguar të veprojë në përputhje me nenin 72 të Rregullores, ku përcaktohen qartë procedurat për ndërprerjen (shkëputjen) e kontratës”, ka thënë Abër Kabashi nga INPO.

Situatë e rëndë vazhdon të mbetet edhe në Sofali dhe Taukbashqe ku përpos kontejnerëve shtëpiak, nuk janë larguar as mbeturinat inerte.Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por e njëjta nuk i është përgjigjur interesimit.

Vlera e përgjithshme e kontratës me kompani private për largim të mbeturinave ishte 950 mijë euro./Dukagjini

mbeturina

Më shumë nga Lajme

  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në dorë në një aheng
  • 08:43Njofton MINT: Bie çmimi i derivateve për sot
  • 08:41“Lagjja jonë është mbuluar nga dhimbja”, reagim pas vdekjes së tre kosovarëve në Gjermani
  • 08:18Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
  • 08:10Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare