Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Afati për studentët e rinj, UP-ja del me njoftim

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 21:10
Afati për studentët e rinj, UP-ja del me njoftim

Nga e hëna, më 29 qershor, Universiteti i Prishtinës do të hapë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/2027. Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në Kosovë do të ofrojë mbi pesë mijë vende studimi në dhjetëra programe akademike. Sipas udhëheqjes së universitetit, oferta akademike e këtij viti është përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe standardet më të reja të cilësisë në arsimin e lartë.

“Në këtë nivel të studimeve do të pranojmë 5663 student në një ofertë të madhe të programeve të lloj-llojshme në të tria nivelet. UP ofron 146 programe nga të gjitha fushat, nga të gjitha profilet, janë programe të gjitha të rishikuara dhe të riakredituara në bazë të standardeve të reja të Agjencionit të Akreditimit e poashtu edhe në bazë të analizës së tregut të punës. Disa prej tyre shkojnë këtë vit në akreditim dhe riakredimit programe tjera sipas gjetejev që i kemi pasur prej disa analizave dhe kështu plotësohet nevoja e të rinjëve sipas afiniteteve të lloj llojshme që ata vijnë por edhe nevoja e tregut të punës në Kosovë”, tha për RTK Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Një nga risitë e këtij viti është rezervimi i katër për qind të vendeve të studimit për kategori të veçanta të aplikuesve nga jashtë Kosovës. Kuotat do të përfshijnë diasporën shqiptare, arbëreshët e Italisë, arbneshët e Zarës dhe shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë jashtë vendit.

“Këto programe, konkursin që do ta hapim, parashihet që do të ndahen edhe disa kuota të veçanta të studentëve të cilët nuk ka qenë si praktikë në të kaluarën, por për herë të parë kemi ndarë 4 përqind të totalit të numrit të studentëve që pranojmë, të ndahet për arbëreshët e Italisë 1 përqind dhe ata të Zarës, për shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Shqipëri dhe për mërgatën tonë kudo që jetojnë nëpër botë 2 përqind prej tyre. Konkretisht me numra 112 kandidatë do të pranohen nga mërgata në programe të ndryshme, 62 prej tyre do të jenë nga Turqia 64 nga Arbëreshët e Zarës dhe së Italisë”, tha Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Ndërkohë, në nivelin Master universiteti planifikon të regjistrojë rreth 2 mijë e 600 studentë. Sipas zyrtarëve, në disa programe kuotat janë zvogëluar për të rritur cilësinë e mësimdhënies, punës praktike dhe hulumtimit shkencor.

“Në programet master do të regjistrojmë diku rreth 2600 studentë. Të gjitha programet poashtu janë të rishikuara, të riakredituara. Kemi kërkuar kuotat më të vogla në nivelet master për shkak të rritjes së cilësisë së të nxënit edhe mësimdhënie, në grupe më të vogëla të punës praktike dhe hulumtimeve dhe shkencore dhe menaxhimit më të mirë por edhe standardit të cilësisë ku raporti midis numrit të profesorëve edhe studentëve ëhstë ulur ndjeshëm si kërkesë e jona por edhe standardeve evropiane për cilësinë në arsimin e lartë. Tani në përgjithësi kemi një raport shumë të kënaqshëm që krahasohet me të gjitha universitetet cilësore në botë, 1 me 23, do të thotë në të kaluarën një profesor ka qenë me 100 student i ngarkuar që ka qenë numër i jashtëzakonshëm që një profesor mundet me e bartë për të qenë edhe cilësor në mësimdhënie kurse tani kjo kuotë ka ndryshuar dhe raporti është 1 me 23”, Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Universiteti i Prishtinës vazhdon të ofrojë studime pa pagesë për studentët, ndërsa ata me rezultate të larta akademike mbështeten përmes programeve të bursave.

UP

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Siguria Kibernetike: Shqipëria e para në botë, Rama i lumtur
  • 20:55DPHM: Korriku i këtij viti, muaj me temperatura dhe reshje mesatare
  • 20:49Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, rreth 700 banorë evakuohen
  • 20:48Më shumë policë se karabinierë mbi urën e Ibrit, a priten tensione nga serbët?
  • 20:47“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit