Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Afati për Qeverinë, Abdixhiku thotë se do ketë “shfaqje teatrale” nga VV-ja: Të dielën, ‘Rambo III’ për Kosovën

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 22:08
Afati për Qeverinë, Abdixhiku thotë se do ketë “shfaqje teatrale” nga VV-ja: Të dielën, ‘Rambo III’ për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se përfundimi i afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re nga Albin Kurti mund të kthehet në një “shfaqje teatrale”.Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re, duke nisur afatin kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e kabinetit qeveritar, afat që skadon të dielën e kësaj jave.

“Të dielën do të kemi një shfaqje teatrale. Nën një narracion votojeni “Rambo III” për të mirën e Kosovës. E në anën tjetër një dështim i afateve kushtetuese për raundin e parë. Që na sjellë në të drejtën e dikujt tjetër, përfshi edhe të parit por pa Albin Kurtin, sepse mandatari i parë djeget që të bëjë një shumicë. Që është në diskrecion të presidentes Vjosa Osmani. Ajo mund të na ftojë në tavolinë, ose të na dëgjojë publikisht. Le të na dëgjojë sonte për LDK-në që LDK-ja nuk ka shumicë, ka thënë prej ditës së parë nuk ka shumicë”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.Më herët në Debat Plus, kryetari i LDK-së ka theksuar se pozicioni i partisë së tij mbi një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje mbetet i pandryshueshëm, duke e arsyetuar refuzimin me dallimet thelbësore ideologjike dhe praktike mes dy subjekteve politike.

Abdixhiku ka kritikuar veprimet e LVV-së, duke thënë se ajo ka krijuar një atmosferë urrejtjeje dhe përçarjeje politike, duke izoluar Kosovën dhe duke shkelur Kushtetutën.Sipas tij, LVV ka mashtruar qytetarët dhe nuk është në gjendje të marrë përgjegjësitë politike si duhet.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Kemi dallime thelbësore me VV. Është kontribut kombëtar i LDK-së të emancipojë skenën politike, duke mosbashkëpunaur me një lëvizje që ka ngjall urrejtje e përvarje, që ka izoluar Kosovën, nuk beson në vlera pragmatike, bazike të Kosovës. Që uzurpon qeverinë përkundër një vendimi të Gjykatës Supreme që e shkel Kushtetueses 30 herë. Që mashtron para popullit, thotë ‘i kam votat dhe më testoni’ dhe nuk është në gjendje me dal me thënë si burrë nuk i kam prej ditës së parë, më duhet marrëveshje politike dhe nuk është fundi i botës nëse të refuzojnë krejt. Behu burrë një herë mos mashtro kaq thjeshtë”, ka thënë Abdixhiku.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë