Afati 38 ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet e 12 tetorit përfundon sonte në orën 23:59.
Deri më tani janë aprovuar 36 mijë e 299 kërkesa për regjistrim për votim me postë.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Nga data 23 korrik dhe deri më 29 gusht 2025 (ora 09:00), përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 44,707 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 36,299, ndërkaq janë refuzuar 7,945”, tha ai.