Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Adem Demaçi u përmend në Hagë, Kurti deklarohet rreth mbrojtjes së Thaçit: Të presim, mos të japim vlerësime politike

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 13:55
Adem Demaçi u përmend në Hagë, Kurti deklarohet rreth mbrojtjes së Thaçit: Të presim, mos të japim vlerësime politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti si asnjëherë më parë është deklaruar në pika të shkurta rreth gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton GazetaDemos.

I pyetur se nëse po e përcjell mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku së fundmi u përmend edhe vetë si bashkëpunëtor i Adem Demaçit, Kurti tha se po e përcjell pjesërisht si rrjedhojë e angazhimeve.

“E kam përcjell pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta”.

“Mbrojtja është përcaktuar për një orientin të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për të mirë. Në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, tha Kurti.

I pyetur për ndonjë koment rreth përfoljes së Demaçit si kryesori i UÇK-së, Kurti deklaroi se nuk duhet dhënë vlerësime politike.

“Unë besoj që duhet të presim ecurinë e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale, nuk ka ndryshuar asnjëherë”, shtoi Kurti për T7.

Më shumë nga Lajme

  • 15:38Çitaku për ndryshimin e Ligjit per Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë
  • 15:37Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
  • 15:36Sulm me armë zjarri në Washington, raportohet për 4 të plagosur
  • 15:28Përparim Rama, ministrave të Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
  • 15:18Srpska i reagon Listës Studentore: Po i ngjan retorikës së Prishtinës, ju kujtojmë se ne pengojmë ndryshimet kushtetuese në Kosovë