Abelard Tahiri nga PDK ka deklaruar se sot ai ka biseduar me ish-presidentin Thaçi në telefon.

Tahiri deklaroi se Thaçi nga qelia i jepi kurajo e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë.

“Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Kombi shqiptar pret me padurim ditën kur do të organizojë një pritje madhështore për kthimin e tyre të lavdishëm në Kosovë”, shkroi Tahiri