Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se e ka uruar ambasadorin për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re diplomatike.
Kreu i LDK-së, poashtu bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.
