Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku takon ambasadoren kroate, flasin për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 19:04
Abdixhiku takon ambasadoren kroate, flasin për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi Abidixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks mbi situatën e krijuar si pasojë e ngërçit institucional, të shkaktuar sipas LDK-së, nga mungesa e vullnetit politik të partisë së parë në vend, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryetari Abdixhiku ritheksoi nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale. Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Barišić biseduan edhe për rëndësinë e përkrahjes dhe përfaqësimit të komunitetit kroat në Kosovë, si dhe nevojën për ofrimin e shërbimeve të drejta dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ato nga niveli lokal ku LDK udhëheq komunën përkatëse”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje, në njoftim thuhet se Abdixhiku theksoi përkushtimin e partisë së tij për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve shumicë dhe pakicë, si gurëthemel i stabilitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë.

“Kryetari Abdixhiku gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme që shteti mik kroat i ka dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti në arenën ndërkombëtare dhe në proceset integruese”, thuhet në njoftim.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 21:28Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
  • 21:17BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 21:16“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së
  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 21:03Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë