Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kriteret për një president të ri janë të qartë dhe se këto janë diskutuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, në takimin të martën.

Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk do një “president të parëndësishëm, por një figurë të respektuar”.