Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku reagon për ndarjen nga jeta të Bahrije Mustafës: Na la një pjesë e çmuar e kujtesës sonë

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 14:50
Abdixhiku reagon për ndarjen nga jeta të Bahrije Mustafës: Na la një pjesë e çmuar e kujtesës sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së Bahrije Mustafës, bashkëshortes së veprimtarit Xhemail Mustafa.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka vlerësuar figurën e saj, duke e përshkruar si një grua të rrallë që, pavarësisht dhimbjes së madhe personale, kishte arritur ta shndërronte atë në dinjitet, forcë dhe përkushtim ndaj familjes dhe vendit.

“Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim për familjen dhe vendin. Me qetësinë, urtësinë dhe fisnikërinë e saj, ajo mbeti përherë gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj e veprimtarit tonë të madh Xhemail Mustafës. Bahrije Mustafa na la sot. Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive. Për shumë vite, takimet tona të 23 nëntorit, në përvjetorin e Xhemës, bartnin ngrohtësinë e pranisë së saj. Ajo ishte aty, me fjalën e matur, me respektin për miqtë dhe me dashurinë e pashtershme për njeriun që i mungoi për një jetë të tërë. Çdo takim me të ishte një kujtim i gjallë i qëndresës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Edhe kur vitet e kishin lodhur, ajo nuk reshti së ruajturi me krenari kujtimin e Xhemailit dhe vlerat për të cilat ai jetoi”, shkroi ai.

Ai theksoi se Bahrije Mustafa ka qenë një gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj.

“I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës. Zonja Bahrije, pusho në paqe. Bashkohu në amshim me Xhemailin, të cilit i qëndrove pranë me dashuri, besnikëri dhe dinjitet deri në fund.I përjetshëm qoftë kujtimi për zonjën Bahrije”, tha Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 19:05Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik – Gjendja në vend është ka agravon
  • 18:54Çitaku fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Për UÇK-në, për heronjtë tanë
  • 18:10Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
  • 18:03“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Presidenca harron fjalinë e ChatGPT-së në komunikatë
  • 17:34Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë