Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku për zhvillimet e sotme në Kuvend: Qëndrimet e LDK në funksion të mbrojtjes së Republikës

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 18:20
Abdixhiku për zhvillimet e sotme në Kuvend: Qëndrimet e LDK në funksion të mbrojtjes së Republikës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike dhe “qëndrimet mbi të cilat LDK-ja e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbajë këtë pozicion, në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve”, përfundon njoftimi.

abdixhikuzhvillimetqëndrimet

Të ngjashme

Abdixhiku në 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Pas 26 vjetësh, familjes ende i kemi borxh drejtësi

Abdixhiku në 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Pas 26 vjetësh, familjes ende i kemi borxh drejtësi

13:26

Më shumë nga Lajme

  • 22:45Ambasadorja e Izraelit kritike ndaj veprimeve të futbollistëve kosovarë gjatë ndeshjes: Sporti jashtë politikës
  • 22:44Syla: Viktimat nuk duhet të keqpërdoren për qëllime politike
  • 22:44Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
  • 22:38Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
  • 22:24Donika Kadaj-Bujupi kritikon PDK-në dhe LDK-në