Kryetari i LDK-së, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Lumir Abdixhiku, gjatë javës që po e lëmë pas ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë.
Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ditëve të fundit ka takuar në Selinë Qendrore të partisë Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë; Olivier Guerotin, ambasadorin e Francës; Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar; dhe Maurizio Antoninin, ambasadorin e Italisë.
