Pas mbledhjes, kryetari Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se për katër komuna, kandidatët do të dihen ditëve në vazhdim.
“Për katër komunat e mbetura: Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë, gjatë ditëve në vazhdim do të zyrtarizohen kandidaturat. Jemi në diskutimet e fundit procedurale, asgjë më shumë se kaq”, deklaroi ai para mediave.