Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit me vendosmërinë e luftëtarit

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 17:31
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit me vendosmërinë e luftëtarit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Agim Ramadani, duke e cilësuar si një figurë që nuk mund të përkufizohet në një dimension të vetëm.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi se te Ramadani bashkëjetonin ndjeshmëria e artistit dhe vendosmëria e luftëtarit, duke e përshkruar si një personalitet që e përjetonte thellë lirinë dhe nuk pranonte të jetonte pa të.

“Në të bashkëjetonin dy botë që rrallë takohen: ndjeshmëria e artistit dhe vendosmëria e luftëtarit. Ai e ndiente jetën thellë, e përfytyronte lirinë si krijim, si dritë, si diçka që duhet të marrë formë dhe kur kjo formë iu mohua, ai nuk u tërhoq. U ngrit. Në të njëjtën dorë që dikur vizatonte dhe shkruante, erdhi një ditë edhe arma. Jo si zgjedhje e parë, por si domosdoshmëri. Sepse për një shpirt krijues, robëria nuk është vetëm mungesë lirie, është shkatërrim i vetë kuptimit të jetës. Dhe Agimi nuk ishte njeri që pranonte të jetonte pa kuptim”, thuhet në postimin e tij.

Abdixhiku, ndër tjerash shkroi se nofka e tij “Katana”, pasqyronte natyrën e tij të prerë dhe të vendosur, ndërsa ka shtuar se Ramadani e pa kufirin si diçka që duhej zhdukur, jo vetëm kaluar.

“Katanë e thirrën. Dhe kjo nuk ishte rastësi. Ishte reflektim i një natyre të qartë, të prerë, të menduar. Një njeri që nuk vepronte në mjegull, por në bindje. Që nuk godiste nga zemërimi, por nga qartësia. Dhe në atë qartësi, ai e pa kufirin si diçka që duhej zhdukur, jo vetëm kaluar.Në zhdukje të kufirit ai ra. Sot, kur e kujtojmë, nuk e ndajmë dot në pjesë. Nuk është vetëm luftëtar, as vetëm artist. Është një i tërë, një jetë që dëshmon se liria fillon si ide, merr formë në shpirt dhe kur vjen koha, mbrohet me gjithçka. Dhe pikërisht për këtë, ai mbetet, jo vetëm në histori, por në vetë kuptimin që i japim lirisë”, shkroi i pari i LDK-së

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 14:22KRU “Prishtina”njofton: Uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum
  • 14:17Gjykata merr vendim për personin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren
  • 14:14IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim
  • 14:13Një qytetar nga Prizreni e gjen dhe dorëzon në polici kuletën me më shumë se 500 euro
  • 14:07Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore