Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku nga Deçani: Kosova ka nevojë për kthjelltësi dhe drejtim të sigurt

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 20:15
Abdixhiku nga Deçani: Kosova ka nevojë për kthjelltësi dhe drejtim të sigurt

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Deçan, ku gjatë një tubimi me qytetarë foli për nevojën e kthjelltësisë politike dhe përgjegjësisë institucionale në Kosovë.

Duke e krahasuar situatën aktuale me rrugën e mbuluar nga mjegulla nga Prishtina në drejtim të Deçanit, Abdixhiku tha se në mjegull njeriu nuk ndalet, por ecën me më shumë kujdes, duke kërkuar dritë dhe drejtim. Sipas tij, edhe Kosova sot ka vullnet dhe njerëz, por i mungon qartësia e duhur për të ecur përpara.

I plotë:

Rruga për në Deçan sot ishte e mbuluar me mjegull.

Nga Prishtina, në Klinë, në Pejë e deri këtu; mjegull në çdo kthesë.

Në mjegull njeriu nuk ndalet. Ecën më me kujdes. Kërkon dritë e drejtim. Ashtu është sot edhe Kosova. Jo pa njerëz, jo pa vullnet, por pa qartësi të mjaftueshme.

Në Deçan folëm për nevojën e kthjelltësisë. Për mendje të ftohtë, përgjegjësi dhe rrugë të ditur. Sepse mjegulla kalon, por drejtimi mbetet.

Deçani ka ditur gjithmonë të ecë drejt, edhe në kohë më të vështira. Prandaj këtu fjala për shpresë nuk është slogan, është përgjegjësi.

Deçani në listën e LDK-së ka kandidatë të shkëlqyer me përvojë të gjatë institucionale: me numër 17 deputeti i përhershëm i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj; me numër 20 Gjeneral Fadil Hadërgjonaj dhe me numër 89 bashkatdhetari ynë nga mërgata, Zymer Lulaj.

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Berisha me akuza ndaj Ramës: E përdori Vlora Hysenin për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës
  • 18:49Ftesa për takim me familjet e ish-krerëve, Haxhiu e gatshme t’i vizitojë edhe në shtëpi
  • 18:43Familjarët e Thaçit, Veselit e Krasniqit i kthejnë përgjigje Haxhiut: Presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit
  • 18:36“Hajde edhe ti në shesh”, grafite në Prishtinë me thirrje për protestën e orës 21:00
  • 18:35Shërbeu edhe në Kosovë dhe ndihmoi FSK-në: Kush është gjenerali gjerman Carsten Breuer, i cili do të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s?