Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në nivel vendi.

Në tubimin e mbajtur, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është një lider i dëshmuar, i cili di të bashkojë njerëzit dhe që nuk heq dorë nga ideali i shërbimit ndaj qytetarëve.