Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë – Ka qenë dhe mbetet parti e shtetit

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 14:19
Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë – Ka qenë dhe mbetet parti e shtetit

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i saj, Lumir Abdixhiku, tha se kjo parti nuk ishte thjesht organizim politik por ishte besëlidhje popullore, guxim, vizion dhe rruga e vetme drejt shtetit .

Abdixhiku thotë se sot në dekadaën e katërt të ekzistencës së partisë, përgjegjësia ëshët më e madhe se kurrë.

“LDK ka qenë dhe mbetet parti e shtetit, jo e pushtetit. Parti e dorës së shtrirë, e bashkimit dhe e përgjegjësisë historike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

36 vjet më parë, në një kohë represioni dhe errësire, lindi ideja më e madhe politike e Kosovës. Lindi Lidhja Demokratike e Kosovës, projekti i lirisë, i pavarësisë dhe i demokracisë.

LDK nuk ishte thjesht organizim politik. Ishte besëlidhje popullore. Ishte guxim. Ishte vizion. Ishte rruga e vetme drejt shtetit. Nën udhëheqjen e atit themeltar të Republikës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, kjo ide u shndërrua në rezistencë paqësore, në organizim shtetëror, në aleancë me botën demokratike; së këndejmi dhe në vet themelet e Republikës sonë.

Liri, pavarësi, demokraci – mbetet programi politik më i suksesshëm i popullit tonë.

Sot nderojmë me respekt të thellë të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në çdo periudhë dhe në çdo nivel, të gjithë ata burra e gra që i qëndruan besnikë kësaj shtëpie të demokracisë në kohët më të vështira dhe në kohët e shpresës. Nderojmë secilin anëtar e veprimtar që dha kohën, dijen, energjinë dhe jetën e vet në shërbim të Kosovës. Dhe me përulje të veçantë, nderojmë ata që dhanë më të shenjtën për këtë shtëpi të demokracisë dhe për Republikën tonë, duke u flijuar për lirinë dhe shtetin.

Sot, në dekadën e katërt të ekzistencës sonë, përgjegjësia jonë është më e madhe se kurrë. Jo për fatin e një partie, por për fatin e Kosovës. Për orientimin e saj perëndimor. Për unitetin e brendshëm. Për zhvillimin, normalitetin dhe shpresën.

LDK ka qenë dhe mbetet parti e shtetit, jo e pushtetit. Parti e dorës së shtrirë, e bashkimit dhe e përgjegjësisë historike.

Sit vazhdojmë betejën për të ardhmen.

Sepse rruga jonë është e qartë.

Sepse shpresa ka emër.

Sepse Kosova ka nevojë për LDK-në, sot më shumë se kurrë

Gëzuar 36 vjetorin!

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:17Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 19:02Aksident zingjiror mes gjashtë veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë - PAMJE nga vendi i ngjarjes
  • 18:58VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”
  • 18:55Rrahmani: Mbështetja e deklaratës për Gjykatën Speciale, por jo e ligjit, është dyfytyrësi politike
  • 18:45"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë