“Ne do të punojmë për t’i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës, do të rikthejmë besimin e partnerëve tanë, do të zbatojmë obligimet tona ndërkombëtare, duke mbrojtur gjithmonë interesin e vendit”, ka thënë kandidati për Kryeministër nga LDK, njëherësh i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se do të punojnë qe t’i bindin pesë vendet që ende nuk na kanë njohur, të na njohin. “Do të punojmë që Kosova të jetë anëtare në NATO, sepse vetëm aty Kosova është e sigurt, është e mbrojtur dhe është e barabartë. Ne nuk e shohim Evropën si slogan.

E shohim si shtëpinë tonë politike natyrale, si vendin ku i takojmë me vlera, me histori, me orientim. Ne nuk e shohim Amerikën si një flamur; e shohim si aleaten tonë kryesore të sigurisë, lirisë dhe shtetësisë. Dhe në këtë rrugë euroatlantike, LDK ka qenë, është dhe do të mbetet busulla e këtij vendi”, deklaroi Abdixhiku