Kryetari i LDK-së, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka ofruar shumë më shumë se vetëm 4 ministri për të hyrë në bashkëqeverisje. Abdixhiku tha se oferta e LVV-së për të ka qenë “gjithçka veç që Vjosa mos me u ba presidente”.
“Kush po të thotë që janë veç 4 ministri? Nuk po foli, sepse me rëndësi tash jemi bashkë, ka kalu ajo kohë. [Oferta ka qenë] gjithçka, veç Vjosën mos me ba presidente”, tha kreu i LDK-së në intervistën në veturë me gazetarin Fidan Jupolli në KlanKosova.
