Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku falënderon votuesit e LDK-së: Respektojmë dhe përulemi para verdiktit të popullit

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 13:40
Abdixhiku falënderon votuesit e LDK-së: Respektojmë dhe përulemi para verdiktit të popullit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për të gjitha votat që ky subjekt politik mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se çdo votë është përgjegjësi, respekt dhe obligim për të ardhmen.

“Ju faleminderit nga zemra, të gjithë 126.102 qytetarëve të Kosovës që i besuan LDK-së në këto zgjedhje. Çdo votë e dhënë për ne është përgjegjësi, respekt dhe obligim për të ardhmen. Ju faleminderit për besimin, për durimin dhe për angazhimin në një garë të vështirë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku, pos tjerash tha se rezultati i LDK-së nuk ishte ai që u prit, megjithatë u shpreh se ky rezultat që verdikt i qytetarëve.

“Nuk është e tepër të përsëritet se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje. Por është verdikt i qytetarëve të vendit tonë dhe para tij përulemi me respekt të plotë. LDK e asnjë individ nuk i shmanget asnjë përgjegjësie dhe asnjë reflektimi; kjo na dallon. Dalim faqebardhë në secilin veprim tonin”.

Tutje, ai theksoi se do të mblidhet Kryesia e LDK-së, ku sipas tij, do të vendoset fati i partisë.

“Por njëkohësisht, dua të jem i qartë: LDK është parti institucionale. Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale, e as në debate të çastit. Pas certifikimit të rezultateve, sipas Statutit dhe traditës sonë demokratike, do të mblidhet Kryesia e LDK-së; dhe pas saj, siç kam paralajmëruar natën e zgjedhjeve, do të organizohet dhe Kuvendi i LDK-së, aty ku vendosë anëtarësia, e jo klithmat e interesave të ngushta. Në Kuvend, në organet legjitime të partisë, nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së. Aty do të trajtohen të gjitha çështjet politike, organizative dhe vendimmarrëse – mbi të gjitha të përgjegjësisë dhe të vizioneve tutje përpara”, tha i pari i LDK-së.

“Kjo është mënyra jonë. Kjo ka qenë gjithmonë LDK-ja: përgjegjësi, maturi, rend institucional dhe respekt për demokracinë e brendshme”, u shpreh tutje Abdixhiku.

Për ata që godasin LDK-në, Abdixhiku thotë se qëllimet nuk i kanë pasur kurrë të mira.

“Një fjalë të drejtpërdrejtë kam dhe për ata që sot po e godasin LDK-në nga jashtë: qëllimet e tyre nuk kanë qenë kurrë të mira, as për LDK-në e as për arritjen e një rezultati më të mirë zgjedhor. LDK-ja nuk ndërtohet me sulme nga jashtë, e as me gëzim për humbjen e saj. LDK është më e madhe se çdo individ, por edhe më e fortë se çdo zë që synon ta dobësojë. Ne do ta bëjmë fatin tonë, me qetësi, me ndershmëri dhe me përgjegjësi; siç i ka hije kësaj shtëpie politike e cila nuk braktiset e as nuk goditet në ditët e saja më të vështira. Faleminderit secilit që na votoi, na mbështeti dhe na qëndroi pranë. Besimi juaj mbetet detyrimi ynë më i madh”.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 15:28Gjobitet me 1,000 euro punëkryesi që hapi ilegalisht rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit
  • 15:24Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat
  • 15:16Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit
  • 15:15Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë
  • 15:02Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë