Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku e hap derën për kthimin e Osmanit por jo edhe për Gërvallën e Krakin: LDK nuk është “han” për të hyrë e dal

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 21:47
Abdixhiku e hap derën për kthimin e Osmanit por jo edhe për Gërvallën e Krakin: LDK nuk është “han” për të hyrë e dal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në vazhdimësi po deklaron se po punon për të bashkuar të djathtën.

Ai është pyetur në RTV Dukagjin nëse do të jetë dera hapur për Vjosa Osmanin që të rikthehet, e për këtë është shprehur pozitiv. Ai ka thënë se me Vjosën ka një lexim të përbashkët për shumë gjëra, dhe ndonëse ka thënë se kanë ndryshuar dytë për këto pesë vite ka thënë se në secilin takim kanë pas bisedë të sinqertë në interes të vendit.

“Kritika kam pas edhe unë e në disa raste besoj dhe ruaj mendimin tim që kemi mundur të parandalojmë disa procese që kanë thyer demokracinë, por duhet të mbështes përkrahjen ndërkombëtare e që mendoj se duhet të mbështesim”, ka thënë ai për Osmanin.

Ai ka thënë se në procesin e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së, Vjosa Osmani është pjesë thelbësore të një të djathte të tillë.

“Kam komunikim me të. Jam në proces të bashkimit, do flas njëherë me strukturat tona, sapo e përfundova takimin me degët në mërgatë ata menxi e presin bashkimin tonë”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se në Suharekë një burrë e ka këshilluar se duhet të ndodh amnistia para bashkimit, që të harrohen të gjitha dhe të bashkohen.

Abdixhiku ka pyetur nëse në bashkimin e së djathtës së LDK-së, a mund të kthehen edhe Donika Gërvalla e Nezir Kraki, e për ta është shprehur se nuk ka vend.

“Nuk e kemi shtëpinë han i Rugovës, kjo është shpi e madhe nuk është han hin e dil. Për ata që besojnë vizionin. Nuk kemi asgjë të përbashkët me Donikën, Vjosa e Donika nuk kanë paralele të njëjta. Ka qenë kombinim shumë i quditshëm bashkimi i atyre të dyave”, ka thënë Abdixhiku.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:03OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
  • 08:02Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, takimi i parë i Kryesisë së legjislaturës së 11-të
  • 08:01KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:33Vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit
  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!