Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AAK shpenzoi mbi 54 mijë euro për tre muaj

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 13:38
AAK shpenzoi mbi 54 mijë euro për tre muaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 54 mijë 684 euro për periudhën prill-maj 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga këto para, AAK shpenzoi 30 mijë euro për blerje të zyrave të reja pasi selia kryesore e partisë u shpërngul nga objekti që kishte në shfrytëzim më parë.

AAK dha 10 mijë e 961 euro për paga për këta tre muaj, ndërsa për “shërbimet tjera kontraktuese” pagoi 4720 euro, si dhe 3000 qira.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar shpenzimet e partive politike parlamentare gjatë tremujorit prill-qershor 2025.

KQZ tha se këtë raport e publikoi me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike. Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Më shumë nga Lajme

  • 13:44Pas pak pritet të nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
  • 13:35Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
  • 13:35Berisha: PD-ja thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
  • 13:20Deliu e PDK-së: Turp e marre më vinte të flisja në Kuvend për Arlindën, fjalimet ishin patetike
  • 13:18Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar