Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të dalë fituese vetëm në Komunën e Deçanit, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare 2025.
Në këtë komunë, AAK-ja ka siguruar 48.19% të votave ose 7,614 vota, duke u renditur e para dhe duke lënë pas subjektet tjera politike.
Në nivel vendi, deri tani AAK-ja ka marrë 5.68% të votave apo gjithsej 49,571 vota, duke u renditur në zonën e partive që luftojnë pragun zgjedhor.
