Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A shkon vendi automatikisht në zgjedhje nëse Presidenti nuk zgjedhet me 28 prill, flet avokati

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 17:12
A shkon vendi automatikisht në zgjedhje nëse Presidenti nuk zgjedhet me 28 prill, flet avokati

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dekretin e Presidentes Osmani duke iu dhënë edhe 34 ditë kohë deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të ri.Kryeministri Kurti ka mbajtur një takim me kryetarin e LDK-së në lidhje me këtë çështje ndërkohë ka paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Megjithëse afatet kohore po shkojnë drejt fundit ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim.A shkon vendi automatikisht në zgjedhje nëse Presidenti i ri nuk zgjedhjet deri me datën 28 prill?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” avokati, Xhevdet Smakqi.

Smakiqi pohoi se nëse nuk arrihet të zgjedhet Presidenti i ri deri me datën 28 prill në ora 00:00 atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje. “Po, bazuar ne Aktgjykimin e fundit të Gjykates Kushtetuese përkitazi me intepretimin perfundimtar të nenit 86 par 2 dhe 82 të Kushtetutës se Kosovës nëse deri me datën 28.04.2026 në ora 00:00h nuk votohet dhe nuk zgjidhet një kandidat për President të Republikes së Kosovës vendi IPSO JURE apo automatikisht shkon në zgjedhje. Për pasojë Kuvendi i Repupublikes së Kosoves legjislatura e X e humb mandatin qe i bie Kuvendi nuk mundet te mblidhet në asnjë format te tij as Kryesia e Kuvendit as Komisionet dhe as konvokimi i seancave plenare” deklaroi Smakiqi.

Smakiqi potencoi se në rast të një situate të tillë, U.D e Presidentit, Haxhiu, duhet të konsultohet me partitë politike dhe brenda 45 ditësh të shpallë datën e zgjedhjeve.

“Në kete situate U.D Presidentja Znj.Haxhiu detyrohet që në konsultim me partitë politike brenda 45 ditesh duke e llogaritur afatin nga 28.04.2026 të caktoj datën e zgjedhjeve në nje ditë te diele ose të shtune. Duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat shtesë prej 34 ditesh duke ia llogaritur Kuvendit Legjilastures se X afatin e konstiutimit nga 11.02.2025 edhe 34 ditë shtesë që i perfundojnë në daten 28.04.2026 konsiderojme se tash e tutje siç ka përcaktuar GJK në pikat perkatese te Aktgjykimit për këtë çështje Kuvendi në të ardhmen detyrohet ta zgjedh presidentin 30 dite para se ti perufundoje mandati presidetin aktual pra e ka precizuar se vlenëdisoozita e nenit 86 par 2 te Kushtetues se Republikes se Kosovës. Prandaj po të mos nxjerrte dekretin ish presidentja Znj.Osmani kjo shumicë paralamentare do te maltrentonte deputet me seanca koti ditë e nateë si ne rastin e vitit 2025 ku u mbajten 55 seanca qesharake jo-serioze dhe të një mentaliteti primtiv me elemente te anarkise” tha ai.

Avokati Smakiqi tha se është përkeqardhje se si shumica parlamentare po e ‘gërryen’ besimin e qytetarëve.

“Për keqardhje se si kjo shumice parlamentare po e përbuz dhe po e gërryen besimin e fituar të qytetarëve të ndershëm me 51% në zgjedhjet e 28.12 2025” deklaroi Smakiqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Kuvendi i Kosovës

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme