Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A preferon koalicion LDK-VV, kështë përgjigjet Përparim Rama: Në komunë nuk kam pasë eksperiencë të mirë me Vetëvendosjen

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 13:48
A preferon koalicion LDK-VV, kështë përgjigjet Përparim Rama: Në komunë nuk kam pasë eksperiencë të mirë me Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar nëse do ta përkrahte një koalicion mes LDK-së dhe VV-së në nivel nacional, e ku tha se një çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të jetë në krye të LDK-së, por nuk ka lënë mundësinë se ai do të jetë aty për ta ndihmuar partinë nëse do të jetë e nevojshme.

“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasë eksperiencë të mirë (me LVV))sepse në dy vitet e para jam munduar me bashkëpunu por kanë qenë sabotues e bllokues, por uroj që të jenë bashkëpunues tash sepse nuk ec shoqëria përpara me sabotime”, tha Rama.

Ai tha se brenda LDK-së ka njerëz të mrekullueshëm që mund të çojnë procese përpara dhe se ai nuk do të jetë personi që do të marrë drejtimin e kësaj partie.

“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i Kryeqyteti dhe kam mandat katërt vjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që çojnë procese përpara, nuk mendoj që kanë nevojë për mua. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqyteti, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”, deklaroi i pari i kryeqytetit.

përparim rama

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë