Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), ka deklaruar në “Info Magazinë” në Klan Kosova se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në procesin e formimit të institucioneve dhe se prioritet mbetet konstituimi sa më i shpejtë i tyre. Ajo tha se renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë që nga viti 2009.
Sipas saj, pavarësisht se nga cila parti politike vjen kandidati për kryeministër, ajo do ta mbështesë formimin e institucioneve.
Që nga viti 2009, renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë. Fillimisht votohet kryetari i Kuvendit, më pas nënkryetarët, në mënyrë që Kuvendi të jetë plotësisht i konstituuar. Pas kësaj krijohet Qeveria dhe në fund votohet Presidenti i shtetit. Ne si përfaqësues të komuniteteve joshumicë duam të jemi konstruktivë. Pa marrë parasysh se nga cila parti politike vjen kandidati për kryeministër, nëse krijohen kushtet për formimin e institucioneve, unë do ta jap votën time që Kosova të mos stagonjë epse qytetarët presin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale. Rexhepi theksoi se sfida më e madhe mbetet zgjedhja e presidentit, pasi për nisjen e këtij procesi nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.
