Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do të ketë një tjetër mandat për Osmanin? – flet Albulena Haxhiu

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 19:32
A do të ketë një tjetër mandat për Osmanin? – flet Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu, ka folur edhe për temën e Presidentit të Kosovës, duke qenë se Vjosa Osmani është në fundin e mandatit të saj.

“Kemi thënë që do të kemi takime me Presidenten Osmani, për të parë rrugën që do të ndjekim, për të parë qëndrimin në raport me këtë çështje. Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani do të kenë takime për këtë temë. Do të shohim si do të shkojë situata, por ne jemi shumë të interesuar që të mos e çojmë vendin në zgjedhje, për shkak se kemi humbur mjaft dhe nuk kemi nevojë për zgjedhje të tjera. Por, opozita është e vetëdijshme se nëse nuk pranon që të jetë në takime, që të kontribuojë për tejkalimin e kësaj situate, Kosova nuk ka nevojë për qëndrime barrikaduese”, tha fillimisht Haxhiu.

Kur u pyet nëse ka një dakordim mes Kurtit dhe Osmanit për një tjetër mandat si Presidente të kësaj të fundit, Haxhiu u përgjigj: “Thashë që kurdo që do të ketë takime, opinioni publik do të njoftohet. Takimet do të jenë transparente dhe nuk ka ndodhur asnjë marrëveshje apo një takim i tillë. Ka një përpjekje të madhe që të bëhen deklarime të tilla, pa konfirmime të sakta, por po përballemi me lajme të tilla që nuk qëndrojnë. Presim takimet dhe të shohim rrugën që do të ndiqet”.

Në lidhje me një kandidaturë të mundshme të zotit Konjufca për President, Haxhiu theksoi: “Të gjitha çështjet do të fliten gjatë ditëve në vijim. Gjatë kësaj faze sigurisht që do të ketë emra të përveçëm që do të përfliten, grupe të ndryshme propozojnë emra, por nuk kemi vendosur që të jetë kandidat për President zoti Glauk Konjufca. Ai u propozua si ministër i Punëve të Jashtme dhe deri tani nuk ka ndërruar diçka, por me siguri nuk mund të flasim për askënd, derisa nuk ka takim ende”. /a2cnn

Vjosa OsmaniVV

Më shumë nga Lajme

  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
  • 13:42Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
  • 13:31Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për "keqpërdorim të detyrës zyrtare"
  • 13:05U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova