Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hekuran Hoxha, ka deklaruar se ka pasur nderin të takojë komandantët e Brigadës 137 të Gjakovës, Agron Kryeziun, Hekuran Hodën, Besim Vokshin, Lekë Stubllën dhe Milot Rokën, si dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Hoxha u shpreh i lumtur dhe krenar për guximin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se Brigada 137 ka qenë “shpirti dhe krenaria e gjithë qytetit të Gjakovës”.
I plotë:
Sot pata nderin të takoj komandantët e Brigadës 137 të Gjakovës Agron Kryeziu, Hekuran Hoda, Besim Vokshi, Lekë Stublla dhe Milot Roka dhe bashkëluftëtarët e tyre. I lumtur dhe krenar për guximin dhe sakrificën e tyre, sepse kjo brigadë ka qenë shpirti dhe krenaria e gjithë qytetit tonë.
